Andreas Christensen si duket ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Chelsea.
Edhe pse palët janë në bisedime e sipër për vazhdimin e kontratës, danezi duket më larg Stamford Bridges se sa të vazhdojë bashkëpunimin.
Gara për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e ri është e madhe, me shumë skuadra që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Fabrizio Romano ka njoftuar se ka pasur disa skuadra angleze që kanë tentuar transferimin e tij, por ka qenë vet danezi që ka refuzuar klubet nga Liga Premier.
Christensen dëshiron ta respektojë Chelsean dhe nuk do të luaj për ndonjë skuadër tjetër angleze.
Gjithnjë sipas Fabrizio Romanos dy gjigantët evropianë, Bayern Munich dhe Barcelona kryesojnë garë për të nënshkruar me reprezentuesin danez. /Telegrafi/
More about Andreas Christensen. Also Premier League clubs approached him as potential free agent signing – but Christensen wants to respect Chelsea, he’s not gonna consider any English club proposal. 🔵🚫 #CFC
Barcelona and FC Bayern, leading the race. Decision to be made soon. https://t.co/MmWGvQiCvY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 17, 2022