Site icon Telegrafi

Christensen mund të rikthehet te Chelsea

Mbrojtësi fantastik danez, Andreas Christensen është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë në Bundesliga.

Danezi është i huazuar nga Chelsea tek Borussia Moenchegladbach ku po shfaqë cilësitë e tij.

Por ai mund të rikthehet në Londër edhe pse klubi gjerman dëshiron ta mbajë atë.

“Ne dëshirojmë ta mbajmë Christensenin në skuadër pasi është një lojtar me të ardhmen por nuk varet nga ne. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Chelsean por klubi anglez vendos për të”, ka thënë Max Eberl menaxheri i skuadrës gjermane.

Gjasat më të mëdha janë që Christensen të rikthehet në Londër dhe të aktivizohet nën urdhrat e Antonio Contes.

Ndërkohë duhet theksuar se për shërbimet e tij interesim ka shprehur Barcelona dhe Manchester City. /Telegrafi/

Exit mobile version