Telegrafi

Chris Martin në lidhje me Dakota Johnson (Foto)

Chris Martin duket se ka nisur një lidhje të re.

Vokalisti i grupit Coldplay është parë së bashku me bukuroshen Dakota Johnson, aktore e cila është shumë vjet më e re se këngëtari.

Aktorja e shumë filmave të njohur është parë në plazh në momente romantike me Chris Martin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Coldplay

Martin, 40 vjeç është shfaqur shumë i afërt me 28 vjeçaren.

Sipas mediave të huaja, Martin dhe Dakota prej kohësh janë në lidhje, por nuk e kanë konfirmuar relacionin e tyre.

Javën e kaluar ata janë parë në një darkë së bashku thuhet se janë shfaqur shumë të afërt dhe më të dashuruar se kurrë.

Martin kohë më parë ishte ndarë nga bashkëshortja, Gwyneth Paltrow. /Telegrafi/