Ai kohët e fundit u nda nga aktorja e filmit “Fifty Shades”, Dakota Johnson, pas një romance 20 mujore.
Por duket se Chris Martin thuhet se ka flirtuar së fundmi me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, në prapaskenat e festivalit “Glastonbury”.
Përfaqësuesi i Coldplay, 42 vjeç, mundohej të linte përshtypje të mirë para krijueses së hitit “New Rules”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Dua vetë është e freskët pas ndarjes së saj nga kuzhinieri Issac Carew, 33 vjeç, muajin e kaluar, pas një periudhe 18 muajshe së bashku.
Një burim për The Sun tha: “Sapo Chris pa sytë e Duas, ai ishte i ngrirë në vend, dhe qëndroi me të përgjatë gjithë mbrëmjes”.
“Ajo dukej e lumtur që ishte pranë tij dhe madje e prezantoi atë me familjen e saj”, tha më tej burimi për Dua Lipën.
I brendshmi vazhdoi të shpjegonte se dyshja po bisedonin me njëri-tjetrin ‘për moshat’ dhe se sa herë që ishin vetëm, Chris ‘flirtonte me Duan’.
Burimi shtoi: “Ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre – dhe kur ata u drejtuan në bar Guerilën në zonën Shangri-La, ata ndanë një puthje me njëri-tjetrin”.
Chris dhe Dua më parë i dhuruan njëri-tjetrit një puthje edhe në zonën VIP të festivalit.
Sidoqoftë, burri i mëparshëm i Gwyneth Paltrow mund të ketë njëfarë konkurrence me modelin Anwar Hadid, 20 vjeç, me të cilin thuhet Dua së fundmi ka nisur një lidhje pas ndajres nga Isaac.
Këngëtarja u bë më e afërt me modelin Anwar, vëllain e vogël të Bella dhe Gigi Hadidit, gjatë kohës sa qëndroi në Los Anxhelos, sipas The Sun.
Ndërkohë, u njoftua se arsyeja që Chris u nda me aktoren Dakota, 29 vjeçe, ishte fakri se ajo ‘nuk ishte gati të kishte fëmijë’. /Telegrafi/