Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Ky i fundit ka njoftuar për takimin në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar se SHBA-ja është e përkushtuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“U takuam sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe zotimin e fuqishëm të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, mbështetjen e Kosovës për refugjatët afganë dhe Samitin për Demokraci”, ka shkruar Chollet, transmeton Telegrafi.
Met with Kosovo President Vjosa Osmani today and discussed our enduring partnership and the rock-solid U.S. commitment to Kosovo’s sovereignty and territorial integrity, its path to Euro-Atlantic integration, Kosovo’s support for Afghans and Ukraine, and #SummitforDemocracy
— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 30, 2022
Të njëjtën deklaratë ai e ka bërë edhe në takimin që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në SHBA.
“Më vjen mirë të shoh kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderoi atë për pritjen e afganëve dhe ritheksoi përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Twitter./Telegrafi/