Site icon Telegrafi

Chollet pas takimit me Lajçak: SHBA-ja mbështet dialogun dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka folur pas takimit me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Në një shkrim në Twitter, Chollet ka thënë se gjatë takimit është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pos kësaj, ai përmendi përkushtimin e SHBA-së në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Evropian.

“U kënaq duke folur me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet.

Ndërkaq gjatë së martës në Bruksel është zhvilluar takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.

Lajçak, ka pritur në takime të ndara këtë të martë kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Takimi Bislimi-Petkoviq është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për tekstin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më 27 shkurt./Telegrafi/

Exit mobile version