Greta Koçi është bërë pjesë e medias rozë pas akuzave nga producenti Chipsi për mos kryerje të pagesës.
Ashtu siç producenti paralajmëroi dje për Telegrafin, video e këngës “I besova” është bllokuar në “Youtube”.
E kontaktuar nga Telegrafi Greta nuk ka dashur të flasë rreth kësaj qështje duke zgjedhur të reagojë përmes rrjeteve sociale, ku ka thënë se ka bërë padi në gjyq ndaj Besim Buzukut për këngën “Me mu”, e cila u cilësua si e vjedhur, si dhe duke akuzuar Erkand Shabanin nga produksioni “Imagine” për bllokimin e videoklipit të saj në “Youtube”.
Mirëpo Besim Buzuku, i njohur si Chipsi për Telegrafin mohoi të jetë paditur duke thënë se Greta nuk mund ta padisë atë për këngën “Me mu” pasi kënga është e Gold Ag dhe jo e saj.
Ai gjithashtu shtoj se edhe pas bllokimit të videos në “Yotube” ka tentuar të kontaktojë këngëtaren,e cila vazhdon të mos i përgjigjet.
Ndryshe në mediat në Shqipëri gjatë ditës së djeshme është përfolur edhe për disa kërcënime që këngëtarja i ka dërguar producentit përmes disa personave të tjerë, qështje kjo për të cilën Chipsi nuk deshi të prononcohet./Telegrafi/
Lexoni po ashtu: