Telegrafi

Chiesa vazhdon të mbetet objektiv i madh për Juventusin

Juventusi po planifikon ofertën e duhur për të rrëmbyer yllin italian të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Chiesa është njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A në dy apo tri sezonet e fundit.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ylli italian të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha italiane dhe angleze.

Lexo po ashtu Gjigantët italianë dhe anglezë në ‘luftë’ për Chiesan

22-vjeçari thuhet se është gati për një largim nga Firence dhe shumë nga këto klube janë duke shikuar me vëmendje situatën e tij.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Chiesa mbetet një objektiv i madh i Juventusit, dhe Zonja e Vjetër dëshiron ta fitojë garën për shërbimet e tij.

Klubet tjera që e duan lojtarin e gjithanshëm italian janë Interi, Manchester Unitedi dhe Chelsea. /Telegrafi/