Telegrafi

Chiesa nuk është në skuadrën e Juves për ndeshjen ndaj Benficas

(Foto: Twitter/Juventus FC)

Massimiliano Allegri e ka bërë publike listën prej 20 futbollistëve që do të jenë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Benficas dhe Juventusit.

Bianconerët janë pesë pikë prapa skuadrës portugeze dhe duhet doemos të fitojnë nesër (e martë) që t’i mbajnë gjallë shpresat për një vend në fazën e eliminimit direkt.

Zonja e Vjetër u nënshtrua nga Benfica në Torino muajin e kaluar dhe do të kërkojë hakmarrje në sfidën kthyese në Portugali.

Federico Chiesa është kthyer në stërvitje me skuadrën në javën e kaluar, mirëpo ai nuk është përfshirë në ekipin që luan të martën mbrëma.

Trajneri nuk dëshiron ta rrezikojë 24-vjeçarin duke e lënë të rikuperohet mirë. Leandro Paredes, Paul Pogba e Gleison Bremer, janë mungesa tjera të rëndësishme.


Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Benficas:

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Perin.

Mbrojtës: Danilo, Alex Sandro, Gatti, Bonucci, Rugani.

Mesfushorë: Locatelli, McKennie, Cuadrado, Kostic, Miretti, Rabiot, Fagioli.

Sulmues: Vlahovic, Milik, Kean, Suole, Iling-Junior.


/Telegrafi/