Telegrafi

Chiesa nga aeroporti i Torinos u dërgon mesazh tifozëve të Liverpoolit

Liverpool ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Federico Chiesan.

Reds do të paguajnë 13 milionë euro te Juventusi për fituesin e Euro 2020.

Chiesa është shrephur shumë i lumtur që po i bashkohet Liverpoolit.

“Jam shumë i lumtur, mezi pres të bëhem lojtar i ri i Liverpoolit”, deklaroi Federico Chiesa ndërsa ishte rrugës për në aeroportin e Torinos, siç citohet nga Fabrizio Romano.

“Unë dhe familja ime, jemi vërtet shumë të lumtur. Më lejoni të falënderoj Juventusin dhe tifozët, ata kanë qenë gjithmonë të veçantë me mua”.

“Tani është koha për Liverpoolin, jam shumë i lumtur. Mezi pres!”, ka shtuar më tej Chiesa. /Telegrafi/