Afati kalimtar i verës do të jetë i nxehtë për skuadrën e Fiorentinës, ku di sa prej talentëve të ekipit po vëzhgohen prej klubeve evropiane.
Pretendohet se Fiorentina do të shqyrtojë vetëm ofertat mbi 60 milionë euro për Federico Chiesan.
Mesfushori me tipare sulmues, i biri i legjendës Enrico, pati një sezon të mrekullueshme në Serie A dhe la përshtypje të mirë gjatë miqësoreve me Italinë.
Sipas La Repubblica, Napoli tashmë ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurove që e ka refuzuar Fiorentina, e cila nuk dëshiron të humbas yllin e tyre të ri.
Gazeta beson se klubi toskan do të shqyrtojë ofertat mbi 60 milionë euro, ndërsa Interi gjithashtu dëshiron të nënshkruajë me futbollistin.
Kjo do ta bënte më të shtrenjtë se Federico Bernardeschi, i cili u bashkua me Juventusin për 40 milionë euro verën e kaluar.
Ndryshe, 20-vjeçari deri më tani ka pasur 63 paraqitje për italianët dhe ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/