Telegrafi

Chiesa hedh poshtë spekulimet “e pakuptimta” për prishje të raporteve me Allegrin

(Foto: Instagram/fedexchiesa)

Federico Chiesa, i cili është lidhur me një transferim shumëmilionësh me Liverpoolin, i ka përgënjeshtruar thashethemet që e largojnë atë nga Juventusi.

Italiani, i cili u shpall kampion i Evropës me kombëtaren e tij në verën e këtij viti, është duke tërhequr interesimin e shumë klubeve.

Për më shumë, ka pasur spekulime se 23-vjeçari nuk ka raporte të mira me trajnerin Massimiliano Allegri lidhur me taktikat e lojës.

(Foto: Instagram/fedexchiesa)

Megjithatë, në një prononcim për Amazon Prime Italia, pas golit të fitores kundër Chelseat, ai i ka hedhur poshtë spekulimet që i ka quajtur të pakuptimta.

Lexo po ashtu Rio Ferdinand për Federico Chiesan: Klubet e angleze tani po pyesin vetën pse nuk e blemë këtë super futbollist

“Kurrë nuk kam pasur probleme me trajnerin, kjo thjeshtë është krijuar në media. Unë bëj çfarëdo që ai kërkon, nuk ka kurrfarë problemi këtu”.

“E di mënyrën si funksionon, Juve e fillon sezonin keq dhe nisin spekulimet e pakuptimta, por të gjithë ne jemi prapa trajnerit dhe duam që ta kthejmë Juven sikurse në vitet kur e dominoi garën për Scudetto”, ka deklaruar Chiesa. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/fedexchiesa)