Site icon Telegrafi

Chiesa arrin për ekzaminime mjekësore te Juventusi

Ylli i Juventusit dhe Italisë, Federico Chiesa sapo ka mbërritur në J Medical për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në gjurin e tij.

24-vjeçari ka lënduar gjurin në derbin kundër Romës mbrëmë, derisa dyshohet se ka këputur ligamentet.

Disa raportimet tregojnë një këputje të mundshme të ACL, ndërsa të tjerë thonë se ai ka një tendosje të ligamentit të gjurit.

Lexo po ashtu Duket se sezoni për Chiesan ka përfunduar para kohe

Në mëngjes, Chiesa mbërriti në klinikën private të Juventusit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të përcaktuar shkallën e lëndimit të tij, i shoqëruar nga babai dhe ish-sulmuesi i Serisë A, Enrico.

Ish-futbollisti i Fiorentinës sapo ishte rikthyer në aksion pas një lëndimi muskulor. /Telegrafi/

https://twitter.com/CriCor9/status/1480468710666260480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1480468710666260480%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fvideo-chiesa-arrives-on-crutches-for-knee-tests%2F

Exit mobile version