Giorgio Chiellini u detyrua ta lëshonte ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Portos dhe Juventusit, si pasojë e lëndimit.
Mbrojtësi veteran startoi për shkak të problemit muskulor të Leonardo Bonuccit, i cili i është bashkuar listës së emrave, si Juan Cuadrado, Arthur Melo e Paulo Dybala, që kanë probleme me lëndime.
Loja e Chiellinit zgjati vetëm 35 minuta, sepse ai u detyrua ta lëshonte fushën në Estadio do Dragao.
Futbollisti italian tash e disa vite është duke pasure probleme me muskujt e poshtëm të këmbës dhe ky ishte problemi edhe të mërkurën mbrëma.
Ai është parë duke i thënë një lojtari të Portos se po del për shkak të problemit me muskujt e pasmë të kërcirit, derisa në vend të tij u inkuadrua Merih Demiral.
Juventusi e umbi sfidën e parë (2-1) të 1/8 së finales nga Porto dhe do të përpiqet t’i ndryshojë gjërat në ndeshjen e kthimit në Torino. /Telegrafi/
Tests for Chiellini at J|Medical pic.twitter.com/sVphaj249N
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) February 18, 2021