Telegrafi

Chiellini thotë se Allegri e frymëzoi Juventusin drejt fitores

(Foto: Twitter/JuventusFC/Giorgio Chiellini)

Giorgio Chiellini ka rrëfyer se si fjalët e Massimiliano Allegrit e motivuan atë dhe skuadrën e Juventusit për ndeshjen kundër Salernitanas, megjithëse nuk ka treguar saktësisht se çfarë u kishte thënë trajneri.

Bianconerët shënuan dy gola në udhëtim përmes Paulo Dybala e Alvaro Morata duke u kthyer te fitorja dhe duke i marrë tri pikët.

Kjo ishte një fitore shumë e nevojshme për Zonjën e Vjetër kishte humbur nga Chelsea dhe Atalanta, ndërkohë që klubi është duke u hetuar për tarifa ‘të fryra’ të transferimeve.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

“Ishte një paraqitje e mirë, por trajneri i përdori fjalët e duhura dje (e hënë) dhe sot (e martë) për të na lënë të kuptojmë se çfarë duhej të bënim”.

Lexo po ashtu Juventusi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Salernitanas

“Na duhej një ndjenjë e përgjegjësisë, të mos bënim asgjë të jashtëzakonshme, thjesht ta bënim me mentalitetin e duhur. Luajtëm me respektin e respektin e duhur dhe përulësinë, gjë që mund ta kishim shmangur në situatën e tanishme, ndërsa po përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

“Janë disa çaste në jetë. Më lanë vërtet përshtypje fjalët e trajnerit. Juventusi më ka dhënë shumë mua dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi, prandaj tash është koha që ta shpaguajmë. Duhet të gjithë t’i qëndrojmë pranë këtij klubit dhe së bashku do të dalim nga kjo situatë”, ka deklaruar Chiellini për DAZN. /Telegrafi/