Telegrafi

Chiellini do të përpiqet ta transferojë Donnarumman te Juventusi

(Foto: Football Italia)

Giorgio Chiellini ka pranuar se do të përpiqet ta transferojë Gianluigi Donnarumman te Juventusi, pasi t’i japë fund karrierës së tij si futbollist.

Kapiteni i Italisë dhe Zonjës së Vjetër ka dhënë një intervistë të gjatë për DAZN, në të cilën ka folur edhe për portierin e PSG-së.

Qendërmbrojtësi veteran ka thënë se Donnarumma është shumë i ngjashëm me legjendën Gianluigi Buffon, prandaj do të dëshironte që a vishte fanellën bardhezi.

“Tash për tash, nuk më takon mua. Pas disa vitesh, nëse do të bëj diçka ndryshe, atëherë po, do të përpiqem. Aktualisht, nuk mundem”.

“Buffon dhe Donnarumma kanë karakteristika të ndryshme, por Gigio nuk është një portier mesatar”, ka thënë Chiellini. /Telegrafi/