Giorgio Chiellini do ta vazhdojë kontratën me Juventusin deri në vitin 2020.
Mbrojtësi italian do të jetë kapiten i Juvetusit, pas largimit të Gianluigi Buffonit.
Sipas Sky Sport Italia, negociatat kanë ecur tutje dhe është arritur marrëveshje deri në qershor të vitit 2020.
Marrëveshja aktuale skadon në këtë muaj, ndërsa largimi nuk ka qenë opsion kurrë.
Chiellini është bashkuar me Juventusin në verën e vitit 2005.
Së bashku me Chiellini te Juve mund të vazhdojë edhe Andrea Barzagli por vetëm për një vit.
Juventusi mund të përballet me largimin e Medhi Benatia. /Telegrafi/