Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka pranuar se nuk mund ta ndalë i vetëm sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Të martën mbrëma në Torino, Bianconerët dhe Spursat zhvillojnë ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi anglez ka thënë se në ndeshjen e parë si titullar me Anglinë, kishte pësuar një goditje pikërisht nga mbrojtësi italian.
“Nuk më kujtohet (ndërhyrja) shumë mirë, por e mbaj mend kur kemi luajtur në Torino. Ai është padyshim një sulmues i shkëlqyer, mirëpo goditja nuk është bërë me qëllim”.
“Sipas mendimit tim, ai që atëherë ka qenë një prej sulmuesve më të mirë dhe njerëzit flisnin për të. Ia dola që ta lexoj në mënyrën e duhur, sepse që atëherë e konsideroja sulmues të shkëlqyer dhe tash është bërë top-lojtar ndërkombëtar”.
“Mendoj se ta ndal Kanen vet, një me një, është thuajse e pamundur, jam i vetëdijshëm për këtë”.
“Shpresoj që bashkëpunimi i Juventusit do t’ia dalë ta ndalë Tottenhamin. Përballjet një me një janë të rëndësishme, por e gjithë skuadra duhet ta bëjë më të mirën për t’i ndalur të gjithë, jo vetëm Harry Kanen”, ka deklaruar qendërmbrojtësi i Juves.
“Nesër (e martë) duam të japim maksimumin me respekt të madh dhe përulje, duke qenë të vetëdijshëm se ky do të jetë hapi i parë që shpresoj të na dërgojë në Kiev në muajin maj”, ka deklaruar qendërmbrojtësi i Juves. /Telegrafi/