Giorgio Chiellini nuk do të luajë në derbin e të premtes kundër Milanit, mirëpo lëndimi i mbrojtësit të Juventusit nuk është serioz, prandaj ai do të jetë në ndeshjen ndaj Portos.
Qendërmbrojtësi u largua nga takimi i të shtunës ndaj Udineses dhe ekzistonte frika për rikthimin e problemeve muskulore që i janë përsëritur në vitet e fundit.
Megjithatë, Sky Sport Italia bën të ditur se ekzaminimet mjekësore kanë treguar se nuk ka lezione dhe trauma në muskujt fleksorë të këmbës së majtë.
Sidoqoftë, dëmtimi do ta lë jashtë derbit ndaj Rossonerëve, pasi ai duhet të pushojë për t’u riaftësuar.
Porse, Chiellini pritet të kthehet në mesjavë, në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Portos. /Telegrafi/