Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, nuk ka mundur të pranojë eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Ishte gjyqtari anglez Michael Oliver ai që dha një penalti kontraverse në dëm të Juventusit në fund të takimit.
Prej penaltisë ishte i sakt Ronaldo, teksa Chiellini ishte parë madje duke bërë gjest kontravers në drejtim të lojtarëve të Realit.
Chiellini ka rikujtuar një incident të ngjashëm nga viti i kaluar duke thënë se nëpër të njëjtën gjë ka kaluar Juventusi të mërkurën mbrëma.
“Gjithmonë Reali favorizohet në Ligën e Kampionëve. Nuk është befasi, apo jo? Bayerni kaloi nëpër të njëjtën gjë vitin e kaluar, tash ishte radha jonë”, theksoi Chiellini shkurt pas takimit për Rai.
Juventusi kështu u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4-3 pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/