Është raportuar se Giorgio Chiellini nuk do të luajë në ndeshjen e parë në çerekfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Sipas Tuttosport, dyshohet se ka pësuar tendosje muskulore në ndeshjen kundër SPAL-it të shtunën.
Mbrojtësi la fushën e lojës në minutën e 81-të dhe në vend të tij u fut Andrea Barzagli.
Me këtë rast Chiellini do të mungojë edhe në miqësoret e Përfaqësueses së Italisë kundër Argjentinës dhe Anglisë.
Në ndeshjen e 3 prillit do të mungojë edhe Medhi Benatia për shkak të kartonëve.
Ndeshja e parë luhet në Torino, ndërsa e dytë në Bernabeu më 11 prill.
Në rast se Chiellini mungon ai do të jetë mungesë e madhe, por Massimiliano Allegri si një teknik i madh që është do të gjejë një zgjidhje. /Telegrafi/