Giorgio Chiellini mund të humbasë ndeshjen e parë çerekfinale të Juventusit kundër Ajaxit .
Sipas Gazzetta dello Sport, Chiellini u largua nga seanca e fundit stërvitore shkaku i një shqetësimi në pulpë të këmbës.
Gazeta shpjegon se tani ai është dyshim serioz’ për udhëtimin në Amsterdam.
Max Allegri tani ka vetëm Daniele Ruganin që të thërrasë për të luajtur nga fillimi.
Kjo për shkak se Martin Caceres dhe Andrea Barzagli janë jashtë shkaku i dëmtimeve.
Juventusi luan ndaj Ajaxit si mysafir të mërkurën në mbrëmje. /Telegrafi/