Giorgio Chiellini beson që ndeshja kundër Interit do të vendohet nga detajet.
Ndeshja fillon në ora 20:30 në Allianz Stadium, ku Juventusi luan si vendas dhe ka 11 pikë më shumë.
“Kemi nevojë për diçka më shumë në krahasim me shumë ndeshje të tjera, sepse Juve-Inter është gjithmonë Juve-Inter”.
“Ky sezon për dallim nga ata më parë, Interi ka një skuadër që është në gjendje të sfidojë titullin. Do të jetë e vështirë, por ne jemi vërtet të uritur”.
“Një ndeshje si kjo kërkon durim dhe balancë, sepse Inter mund t’ju dënojë nga një kundërsulm, duke vrapuar në hapësira”.
“Ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje detajeve, pasi të gjitha ndeshjet e mëdha janë të vendosura në detaje”.
Juvenusi – Inter, mbetet ‘Derbi i Italisë’ dhe ndeshja më e ndjerë në këtë vend. /Telegrafi/