Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se ndeshja e Serie A kundër Interit këtë fundjavë do të jetë e rëndësishme, por jo vendimtare.
Kapiteni i Zonjës së Vjetër luajti 64 minuta të fitores 3-2 kundër Genoas në Coppa Italia të mërkurën dhe menjëherë u përqendrua në ndeshjen e madhe kundër Nerazzurrëve këtë fundjavë.
Juventusi aktualisht është i katërti në Serie A, katër pikë prapa Interit të vendit të dytë dhe shtatë pikë prapa liderit të ligës, Milanit.
🚦🏆 The start of our Coppa campaign in 📸's
➡️ https://t.co/aTdpqULk9K#JuveGenoa #CoppaItalia pic.twitter.com/CUYjrGdXf7
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) January 14, 2021
Me më shumë se gjysmën e sezonit të mbetur, Chiellini theksoi se ndeshja kundër Interi në Giuseppe Meazza nuk do të jetë vendimtare në betejën për Scudetto.
“Ka mbetur edhe një raund, kështu që unë do të thosha se është e rëndësishme, por jo vendimtare”, ka thënë fillimisht Chiellini për JTV.
“Është e qartë që kemi ardhur nga një periudhë pozitive, është e rëndësishme të japim vazhdimësi”.
“Ne duhet të luajmë një tjetër ndeshje të vështirë në Milano, siç kemi bërë tashmë kundër Milanit”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/