Finalja e Cardiffit ajo e vitit 2017, u zhvillua mes Real Madridit dhe Juventusit, ku mbretërit fituan me rezultat 4-1, ndërsa për këtë dhe atë se çfarë ndodhi mes pjesëve që u përfol shumë është kthyer të flas kapiteni aktual i bardhëzinjëve, Giorgio Chiellini.
Cristiano Ronaldo e kishte hapur ndeshjen pas 20 minutash, por ish-sulmuesi i Juventus, Mario Mandzukic kishe barazuar rezultatin pas shtatë minutave dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.
Në pjesën e dytë Los Blancos shënuan edhe tre gola të tjerë me Casemiron (61′), Cristiano Ronaldon (64′) dhe Marco Asension (90′).
Pas humbjes, ishte thënë se ka pasur një diskutim të ndezur në dhomën e zhveshjes të Juventusit, sidomos pas pjesës së parë, gjë që e mohon Chiellini.
“Ka pasur shumë fjalë për humbjen në finale të Ligës së Kampionëve në Cardiff ndaj Real Madridit”, ka shkruar Chiellini në autobiografinë e tij të botuar së fundmi, ‘Io Giorgio’.
“Epo, asgjë e çuditshme nuk ndodhi. Ne thjesht ishim të lodhur”.
“Pse është dashur të kishte luftimet pas barazimit? Për çfarë? Ne nuk po humbnim 3-0, dhe madje as në atë rast nuk do të kishte kuptim”.
“Asgjë e bujshme nuk ka ndodhur në mes pjesëve. Askush nuk ka luftuar”.
“Kemi humbur sepse jemi lodhur. Finalet gjithmonë vijnë vonë. Ne ishim të lodhur jashtëzakonisht pas pjesës së parë; Mandzukic mezi ecte dhe [Miralem] Pjanic njëjtë”.
“Të dy u trajtuan në gjunjë, ndërsa trajneri [ Massimiliano Allegri ] po fliste. Ne ishim pa frymë. Ne i thamë vetes që do të ktheheshim. Ishte 1-1, por më pas mbaroi në mënyrë dramatike”, ka shkruar Chiellini. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8MnPt7OJYx4