Giorgio Chiellini ka thënë se nëse do ta pyesnin para tri orësh nuk do të kërkonte më shumë se sa rezultati 3-0.
Mbrojtësi bëri një paraqitje fantastik dhe shënoi një gol.
“Ishte natë e madhe, jemi shumë të lumtur me këtë rezultat kundër njërës prej skuadrave më të mëdha në botë me sulm të jashtëzakonshëm”.
“Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm që ende nuk ka mbaruar asgjë. Kemi edhe një ndeshjet të vështirë në Camp Nou, por nëse do të më pyesnit se për rezultat para tri orësh, nuk do të kërkoja më mirë”.
“Kur ne lëmë keq diçka, Gigi Buffon shpëton çdo gjë”.
Chiellini u takua me Luis Suarezin pas atij rasti të vitit 2014.
“Suarez është lojtar i jashtëzakonshëm, ne u përshëndetëm mes vete dhe shpresoj që njerëzit të mos e kujtojnë më atë incident”, ka thënë Chiellini. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=f5wtakFRNew&feature=youtu.be&a