Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci do të vazhdojnë të luajnë te Juventusi nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.
La Gazzetta dello Sport njofton se trajneri do të takohet të enjten me drejtuesit e Zonjës së Vjetër, ku do të diskutohen shumë tema.
E ardhmja e Cristiano Ronaldos është një temë në Allianz Stadium, derisa Allegri do ta japë mendimin e tij edhe për fazën e mbrojtjes.
Ai pritet ta shprehë mbështetjen e tij për Chiellinin, të cilit do t’i ofrohet vazhdimin i kontratës edhe për një vit tjetër. Trajneri ka biseduar edhe me Bonuccin dhe janë pajtuar që t’i tejkalojnë problemet nga e kaluara duke nisur një epokë të re të raporteve mes tyre.
Matthijs de Ligt konsiderohet e tashmja dhe e ardhmja e fazës defensive te Bianconerët, ndërsa dy veteranët mund t’i ndihmojnë qendërmbrojtësit holandez që të zhvillohet te Juve. /Telegrafi/