Giorgio Chiellini së shpejti do të fillojë negociatat për një kontratë të re me Juventusin, por thuhet se ai do të kërkojë një rritje page dhe marrëveshje dy-vjeçare, pasi synon të luajë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kapiteni i Italisë aktualisht është një agjent i lirë, pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor, kështu që ai fitoi turneun ‘Euro 2020’ si një lojtar i papunë.
Supozohet gjerësisht se ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Juventusin, por bisedimet do të fillojnë vetëm pasi ai të kthehet nga pushimet, të cilat po i kalon me shokun e ekipit Leonardo Bonucci dhe familjet e tyre.
Chiellini fillimisht e kishte konsideruar pensionimin pas Evropianit, por me paraqitjet e tij thelbësore për triumfin e Italisë, ai tani po shikon përpara dhe synon ta luajë Kupën e Botës në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 në Katar.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, kjo do të thotë se ai po kërkon një zgjatje dy-vjeçare të kontratës në Torino që do mbante atë te Juve deri në qershor të vitit 2023.
Chiellini mbush 37 vjeç muajin e ardhshëm dhe paga e tij e mëparshme ishte me vlerë 3.5 milionë në sezon.
Sidoqoftë, gazeta sugjeron që ai mund të kërkojë një ngritje në 5 milionë euro në vit, të cilën Juve ka të ngjarë ta refuzojë, pasi ata po përpiqen të ulin faturën e përgjithshme të pagave. /Telegrafi/