Site icon Telegrafi

Chiellini afër kthimit

Giorgio Chiellini është kthyer në stërvitje të mërkurën, por shqetësimi i stafit mjekësor vazhdon të ekzistojë për Paulo Dybalan, Claudio Marchision dhe Andrea Barzaglin.

Mbrojtësi italian ka pasur probleme me muskulin e pasmë të këmbës. Ai u kthye shkurtazi në ndeshjen kundër Interit në shkurt, mirëpo dëmtimi iu rikthye.

Faqja zyrtare e Bianconerëve ka njoftuar se qendërmbrojtësi është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës në Vinovo.

Megjithatë, Dybala, Marchisio dhe Barzagli, vazhdojnë të stërviten ndaras dhe janë në dyshim të madh për ndeshjen e fundjavës kundër Empolit. /Telegrafi/

Exit mobile version