Telegrafi

Chevrolet Camaro del në shitje gjatë këtij viti

Kompania General Motors planifikon prezantimin e gjeneratës së re të Chevrolet Camaro në muajin maj të këtij viti.

Camaro që për herë të parë u prezantua në vitin 1967, do të shfaqet krejtësisht ndryshe në panairin që do të mbahet në prill në New York.

GM nuk ka siguruar detaje tjera të veturës më të re, por drejtuesit e kompanisë kanë thënë se koncepti do të jetë i jashtëzakonshëm, transmeton koha.net.

“Në momentin që do ta shihni dhe dëgjoni zhurmën e gjeneratës së gjashtë, do ta dini se është një Camaro”.

“Duke filluar nga pamja e deri te motori Small Block V-8”, ka thënë Mark Reuss, drejtor ekzekutiv i General Motors.

Chevrolet Camaro pritet të dalë në shitje më vonë gjatë këtij viti si model i vitit 2016.