Telegrafi

Cheryl xhelozon që Liam kalon shumë kohë me Ritën, është spekuluar se çifti është në prag të ndarjes

(Foto: Getty Images)

Në javën e kaluar ishte raportuar se Cheryl dhe Liam Payne janë në prag të ndarjes, një vit pasi u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë.

Mirëpo, këngëtarja pritet t’i përgënjeshtrojë thashethemet duke e shoqëruar partnerin e saj në Brit Awards, përkundër se ai do të performojë me Rita Orën.

(Foto: Getty Images)

Sipas The Sun, 34-vjeçarja Cheryl është e vetëdijshme se mosprania e saj në O2 Arena vetëm sa do t’i shtojë spekulimet kur Payne do të shfaqet pranë Ritës në skenë, prandaj dëshiron që të shfaqet bashkë me 24-vjeçarin gjatë parakalimit në tepihun e kuq.

Në ngjarjen e madhe të muzikës në Londër, këngëtarja shqiptare dhe Liam do ta interpretojnë duetin e tyre “For You” që është kënga kryesore e filmit “Fifty Shades Freed”.

(Foto: Getty Images)
Lexo po ashtu Rita Ora: Përgatituni sonte për një shfaqje fantastike në Brit Awards

Burimet kanë thënë se Cheryl e di se të gjithë do të flasin për të dhe partnerin e saj, prandaj dëshiron të jetë me të dhe ta mbështesë kur të shfaqet në skenë, në mënyrë që t’i heshttë spekulimet rreth ndarjes.

(Foto: Getty Images)

Është raportuar se këngëtarja është xheloze për kohën që Liam e kalon me Ritën gjatë kohës që po e promovojnë këngën e tyre që është shndërruar në një hit botëror.

Po ashtu, është spekuluar se lidhja e tyre është në krizë, sepse çifti nuk po gjen kohë për njëri-tjetrin për shkak të orareve të ngarkuara. Për më shumë, ata duhet të ndajnë kohë edhe për djalin 11-mujor, Bear. /Telegrafi/