Gonzalo Higuain duket se do të rikthehet te Juventusi në fund të këtij edicioni të Ligës Premier.
Sulmuesi argjentinas iu bashkua Chelseat në huazim me të drejtë blerje, por këtë të drejtë klubi londinez nuk do ta shfrytëzoj.
Në vend të Higuainit, londinezët synojnë të transferojnë një tjetër futbollist argjentinas.
Fjala është për ish-kapitenin e Interit, Mauro Icardi i cili nuk është aspak i kënaqur me situatën momentale në klub.
Mediat angleze kanë raportuar se në rast se lejohet nga FIFA për të bërë transferime, Chelsea është gati të shpenzojë 70 milionë euro për Icardin.
26-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, ndërsa njëra nga arsyejet kryesore që ai është rebeluar me klubin është paga e ulët që i ka ofruar Interi.
Përveç Chelseat, për Icardin ka shprehur interesim edhe Juventus dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/