Telegrafi

Chelseat i ofrohet shansi i transferimit të Coutinhos

Duket se Chelsea e ka në dorë shansin e transferimit të Philippe Coutinhos në këtë afat kalimtar veror.

The Blues thuhet se janë të interesuar në transferimin e anësorit brazilian, mirëpo që rivalizohen edhe nga disa klube të tjera.

Sipas asaj që raporton The Mirror, Barcelona i ka ofruar shansin skuadrës katalunase që të transferojë ish-anëtarin e Liverpoolit në këtë verë.

Kampioni i La Liga-s ishte i zhgënjyer me para e tij, duke e huazuar te Bayern Munich, mirëpo as atje nuk ka arritur të lë gjurmë.

Lexo po ashtu Formacioni me transferimet e dështuara të Barcelonës ndër vite - nga Dutruel e Mina, deri te Ibrahimovic e Coutinho

Kështu, Coutinho do të rikthehet në Camp Nou pas 30 qershorit, por vetëm që t’i paketojë valixhet, shkaku që nuk do të qëndrojë atje.

Në garë për brazilianin është edhe Manchester United e Arsenal, derisa Chelsea e Frank Lampardit e ka në duar lojtarin. /Telegrafi/