Chelsea ka zbuluar numrat e ri të futbollistëve për edicionin 2023/24.
Christopher Nkunku ishte ardhja e parë e re në Stamford Bridge këtë verë dhe francezi ka marrë fanellën me numrin 18, ndërkohë sulmuesi tjetër i ardhur Nicolas Jackson , do të mbajë numrin 15.
Mbrojtësi francez i ardhur në Chelsea nga Monaco, Axel Disasi ka marrë fanellën me numrin 2.
Portieri spanjoll Robert Sanchez , i transferuar nga Brighton do të bartë fanellën me numrin 31.
Ndërkohë ndryshime të numrave kanë bërë edhe futbollistët që ishin pjesë e Chelseat sezonin e kaluar.
Numri 10 i është besuar super talentit ukrainas Mykhaylo Mudryk që sezonin e kaluar barte fanellën me numrin 15.
The squad numbers assigned to our summer signings for the 2023/24 campaign have been confirmed! ✅
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 8, 2023
Transferimi më i shtrenjtë i Chelseat, Enzo Fernandez ka larguar fanellën me numër pesë dhe ka marrë atë me numër tetë.
Raheem Sterling do ta bartë fanellën me numrin shtatë, derisa Noni Madueke do ta mbajë numrin 11 në shpinë. Edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja ka ndërruar numrin dhe tani e tutje do ta bartë 19. /Telegrafi/
Numrat e plotë të skuadrës së Chelseat për sezonin 2023/24:
1 – Kepa Arrizabalaga
2 – Axel Disasi
3 – Marc Cucurella
5 – Benoit Badiashile
6 – Thiago Silva
7 – Raheem Sterling
8 – Enzo Fernandez
10 – Mykhailo Mudryk
11 – Noni Madueke
13 – Marcus Bettinelli
14 – Trevoh Chalobah
15 – Nicolas Jackson
16 – Lesley Ugochukwu
17 – Carney Chukwuemeka
18 – Kristofor Nkunku
19 – Armando Broja
20 – Andrey Santos
21 – Ben Chilwell
23 – Conor Gallagher
24 – Reece James
26 – Levi Colwill
27 – Malo Gusto
29 – Ian Maatsen
31 – Robert Sanchez
33 – Uesli Fofana
37 – Mason Burstow
47 – Lucas Bergstrom
50 – Edi Beach
67 – Lewis Hall