Chelsea e ka zbehur interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata, bëjnë të ditur mediat angleze.
Sulmuesi spanjoll ishte në planet e Antonio Contes për afatin veror, mirëpo sipas Daily Telegraph, Blutë kanë prioritet alternativat tjera për fazën e sulmit.
Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, është i pari në listën e liderit të Ligës Premier.
Pas tij për fazën e sulmit, kërkohet Romelu Lukaku, i cili aktualisht vesh fanellën e Evertonit.
Morata ka luajtur nën urdhrat e Contes te Juventusi, prandaj trajneri italian e dëshiron edhe në Stamford Bridge, mirëpo ai ka mbetur prapa në listën e dëshirave të Chelseat. /Telegrafi/