Emerson Palmieri po i kalon muajt e fundit si futbollist i Chelseat.
Mbrojtësi i majtë italo-brazilian nuk po ka fare hapësira këtë edicion dhe largimi i tij nga Chelsea duke i pashmangshëm.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha garat për londinezët, kryesisht i inkuadraur nga banka rezervë.
The Blues kanë vendosur ta shesin atë në verë dhe tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.
Gjiganti anglez do ta lejoj largimin e lojtarit nëse paguhet shuma prej 20 milionë euro.
Calciomercato ka raportuar se e ardhmja e lojtarit duket se do të jetë përsëri në Serie A, ku Juventus dhe Napoli kanë shprehur interesim për të.
Reprezentuesi italian iu bashkua Chelseat tri vite më parë nga Roma, por me ardhjen e trajnerit Frank Lampard dhe tani të Thomas Tuchel, hapësirat për të kanë qenë shumë të vogla.
Trajneri gjerman para italianit preferon mbrojtësit si Ben Chilwell dhe Marcos Alonso për krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/