Kai Havertz pritet të jetë njëri nga futbollistët e parë që do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi gjerman është një nga futbollistët në të cilin trajneri i ri Mauricio Pochettino nuk llogarit për sezonin e ardhshëm.
23-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2020 për 80 milionë euro, por ai nuk i ka arritur pritshmëritë në Londër.
Mauricio Pochettino nuk e pëlqen atë dhe drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm ta shesin në verë për t’i mbushur arkat e klubit.
The Sun ka raportuar se Chelsea është e gatshme ta lejoj largimin e lojtarit për shumën e 60 milionë eurove.
Interesim për Havertz kanë shprehur dy klubet gjermane Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, me kampionin në fuqi të Gjermanisë që shihet favorit për t’i fituar shërbimet e tij.
Havertz këtë edicion ka zhvilluar 47 ndeshje me Chelsean ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër./Telegrafi/