Telegrafi

Chelsea vë në shitje shtatë lojtarë të ekipit të parë – dëshiron të mbledh fonde që të blejë dy yjet e ri Haaland e Rice

Frank Lampard (Foto: Chelsea/Twitter)

Chelsea i ka vënë në shitje shtatë lojtarë të ekipit të parë sipas medieve angleze.

Siç raporton The Sun, klubi nga Londra, do të largojë disa lojtarë në të cilët nuk llogarit edhe aq trajneri Frank Lampard.

Ross Barkley, Marcos Alonso, Antonio Rudiger, Andreas Christensen, Jorginho, Danny Drinkwater dhe Victor Moses janë emrat që do të kërkohen të shiten brenda janarit, ose në verën që po vije.

Krejt kjo po bëhet që të mblidhen fonde për dy blerje të mëdha që po i kërkon klubi.

Objektivat kryesorë të Chelseat janë Erling Haaland dhe Declan Rice, që luajë aktualisht te Borussia Dortmund dhe West Ham.

Klubi me shitjet e lartë përmendura kërkon të arkëtojë të paktën mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/