Telegrafi

Chelsea vazhdon me paraqitje skandaloze, Liverpooli fitore të madhe ndaj West Ham

Chelsea ka pësuar humbje nga Brantford me rezultat 2-0, ndërsa Liverpooli ka fituar si mysafir i West Ham me rezultat 2-1.

Ndeshjet e javës së 33-të në Ligën Premier, nuk është se nuk sollën rezultate befasuese.

Chelsea ka vazhduar me formë të dobët, duke marr humbjen e tretë me radhë.

Pjesa e parë e solli vetëm një gol, kur Cesar Azpilicueta shënoi në portën e tij për 1-0.

Në minutën e 78-të, Brentford shënoi golin e dytë me Bryan Mbeumo.

Liverpooli në anën tjetër mori fitore të madhe ndaj West Ham si mysafir.

Lucas Paqueta e hapi ndeshjen me gol të bukur në minutën e 12-të për 1-0.

Reds barazuan pas gjashtë minutash me Cody Gakpo pas asistimit të Trent Alexander-Arnold.

Liverpooli fitoi ndeshjen me golin e Joel Matip me kokë në minutën e 67-të kur shënoi për 2-1.

Kjo fitore e ngjit Liverpooli në vendin e gjashtë me 53 pikë, ndërsa Chelsea mbetet i 11-ti me 39 pikë. /Telegrafi/