Telegrafi

Chelsea vazhdon në të tetën e finales së Kupës FA (Video)

Pa vështirësi, Chelsea e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës FA.

Blutë e diktuan takimin ndaj Brentfordit që nga minuta e parë dhe arritën ta gjejnë katër  herë rrjetën.

Willian realizoi nga gjuajtja e lirë

Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të, kur Willian realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Pedro Rodriguez e vendosi rezultatin e pjesës së parë me golin e shënuar pas asistimit të Batshuayit (21’).

Në gjysmën e dytë realizoi Branislav Ivanovic (70’), i asistuar nga Pedro. Ndërsa një penalti të nxjerrë nga serbi, e konvertoi në gol Michy Batshuayi.

Chelsea do ta presë kundërshtarin për të tetën e finales pas shortit që do të tërhiqet. /Telegrafi/