Pa vështirësi, Chelsea e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës FA.
Blutë e diktuan takimin ndaj Brentfordit që nga minuta e parë dhe arritën ta gjejnë katër herë rrjetën.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të, kur Willian realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Pedro Rodriguez e vendosi rezultatin e pjesës së parë me golin e shënuar pas asistimit të Batshuayit (21’).
Në gjysmën e dytë realizoi Branislav Ivanovic (70’), i asistuar nga Pedro. Ndërsa një penalti të nxjerrë nga serbi, e konvertoi në gol Michy Batshuayi.
Chelsea do ta presë kundërshtarin për të tetën e finales pas shortit që do të tërhiqet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RCOZ5imu4FY
https://www.youtube.com/watch?v=brw8twRXI2g
https://www.youtube.com/watch?v=P0GyCRPZ8U8
https://www.youtube.com/watch?v=Fp6Fcq_4G3E