Telegrafi

Chelsea udhëheq garën për Coutinhon

Klubi londinez, Chelsea është favorit për transferimin e yllit brazilian, Philippe Coutinho.

Coutinho aktualisht është i huazuar te Bayern Munich nga Barcelona, por klubi gjerman nuk është i interesuar të nënshkruar me të.

Kjo situatë e krijuar me reprezentuesin brazilian ka tërhequr interesim të madh nga klubet e Ligës Premier.

Lexo po ashtu Pesë klube angleze në garë të fortë për Coutinhon

Sipas mediumit britanik The Star, Chelsea po udhëheq garën dhe është afër një marrëveshje me Barcelonën për Coutinhon.

Philippe Coutinho (Foto: FC Bayern Munich English/Twitter)

Marrëveshja mes dy klubeve thuhet se është në suaza të huazimit njëvjeçar për një shifër të raportuar prej 10 milionë eurosh.

Arsenali, Tottenhami, Manchester United dhe Leicester City gjithashtu janë klubet e tjera që janë të interesuara. /Telegrafi/