Telegrafi

Chelsea triumfon ndaj Leicesterit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

(Foto: Tim Keeton/Pool via Getty Images/Guliver)

Me një gol të shënuar në King Power Stadium, Chelsea e ka eliminuar Leicester Cityn nga Kupa FA.

Youri Tielemans rrezikoi për vendasit fillimisht, ndërsa në anën tjetër një goditje të rrezikshme e lëshoi Christian Pulisic.

Në fund të pjesës së parë, një mundësi të mirë e pati Jamie Vardy, mirëpo skuadrat shkuan në pushim me rezultat të pandryshuar.

Tammy Abraham shënoi në gjysmën e dytë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje. Mirëpo, në vazhdim, Blutë arritën ta zhbllokojnë rezultatin.

(Foto: Tim Keeton/Pool via Getty Images/Guliver)

Një harkim të Willian në zonë e priti Ross Barkley, i cili goditi me të parën për ta dërguar topin në rrjetë (63’).

Nikoqirët u përpoqën në vazhdim që t’i ndryshonin gjërat dhe rrezikuan përmes Caglar Soyuncu, por pa sukses.

Falë këtij triumfi, Chelsea e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës FA. /Telegrafi/