Telegrafi

Chelsea do të provojë sërish për Gvardiol në verë

Klubi anglez, Chelsea është gati të provojë sërish për mbrojtësin e RB Leipzig, Josko Gvardiol.

Sipas mediumit The Times, Chelsea do të duhet të veprojë këtë verë për të shmangur pagesën e një klauzole lirimi prej 97 milionë funtesh apo rreth 120 milionë euro për lojtarin, një nga të rinjtë më të kërkuar në Evropë.

Gvardiol nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027 në dhjetor dhe besohet se klauzola e tij e lirimit do të hyjë në fuqi nga viti 2024.

Lexo po ashtu Gvardiol ia hap derën Chelseat: Dua të shkoj aty ku është Nkunku

Megjithatë, Chelsea mund të përballet me konkurrencën për nënshkrimin e Gvardiol, me Manchester United dhe Manchester City të lidhura gjithashtu me 21-vjeçarin.

Todd Boehly udhëhoqi bisedimet verën e kaluar kur u diskutua për një tarifë prej rreth 70 milionë funte, megjithëse çmimi u tha të konsiderohej shumë i lartë gjatë atij afati kalimtar.

Në verë, Blutë do të tentojnë me të gjithë forcat transferimin e yllit kroat, ndërsa do të bëjnë disa shitje dhe largime për të siguruar fonde të mjaftueshme. /Telegrafi/