Telegrafi

Chelsea të bindur për Aubameyang, këtë javë do të tentojnë ta mbyllin marrëveshjen

Chelsea tashmë janë të bindur për të nënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang.

The Telegraph shkruan se Chelsea është optimist për nënshkrimin e Aubameyang nga Barcelona në ditët në vijim.

Barça duhet të largojë disa lojtarë në mënyrë që të regjistrojë blerjet e reja dhe është e gatshme të shesë Aubameyangun.

Blutë janë në kërkim të një sulmuesi të ri teksa kërkojnë të sfidojnë për titullin e kampionit këtë vit.

Nevoja e tyre për një sulmues të ri është përkeqësuar nga largimi i afërt i Timo Werner.

Chelsea shpreson të arrijë një marrëveshje këtë javë, pasi Liga Premier ka nisur. /Telegrafi/