Chelsea tashmë janë të bindur për të nënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang.
The Telegraph shkruan se Chelsea është optimist për nënshkrimin e Aubameyang nga Barcelona në ditët në vijim.
Barça duhet të largojë disa lojtarë në mënyrë që të regjistrojë blerjet e reja dhe është e gatshme të shesë Aubameyangun.
Blutë janë në kërkim të një sulmuesi të ri teksa kërkojnë të sfidojnë për titullin e kampionit këtë vit.
Nevoja e tyre për një sulmues të ri është përkeqësuar nga largimi i afërt i Timo Werner.
Chelsea shpreson të arrijë një marrëveshje këtë javë, pasi Liga Premier ka nisur. /Telegrafi/