Site icon Telegrafi

Chelsea do ta shesë Kanten që të grumbullojë fonde për Rice

Declan Rice (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Klubi anglez, Chelsea, duhet të grumbullojë fonde për transferime të tjera gjatë afatit kalimtar veror.

Declan Rice është një nga shënjestrat e Bluve gjatë kësaj vere dhe tashmë pronari Roman Abramovich ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

Mirëpo, që të ndodhë kjo, Chelsea planifilon shitjen e N’Golo Kante, në mënyrë që të sigurojë fondet e nevojshme – bën të ditur Football Insider.

N’Golo Kante (Foto: Glyn Kirk/Pool via Getty Images/Guliver)

Meqenëse kanë bërë investime të mëdha tashmë, londinezët duhet të shesin lojtarë për të siguruar para.

Lexo po ashtu Abrahmovich jep “dritën e gjelbër” te Chelsea për transferimin e tre lojtarëve

Kante pritet të shitet rreth 60 milionë funte (67 milionë euro) dhe në këtë mënyrë, Chelsea do të mund ta transferonte 21-vjeçarin Rice, i cili luan te West Ham United. /Telegrafi/

Declan Rice (Foto: Adam Davy/Pool via Getty Images/Guliver)
Exit mobile version