Telegrafi

Chelsea synon transferimin e Rices në janar

Declan Rice vazhdon të jetë lojtari më i dashur për trajnerin e Chelseat, Frank Lampard.

Trajneri anglez prej kohësh ka kërkuar transferimin e mesfushorit, por dy klubet nuk po merren vesh për çmimin.

West Ham United në verë i bëri me dije Chelseat se pas 65 milionë euro nuk e lejojnë largimin e mesfushorit.

21-vjeçari nga ana tjetër dëshiron të rikthehet te Chelsea, pasi kishte kaluar të gjitha grupmoshat tek kjo skuadër.

Daily Star ka raportuar se Chelsea do të tentoj transferimin e anglezit edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

The Blues janë gati të shpenzojnë 50 milionë euro për lojtarin, i cili tanimë i ka dhënë një ‘po’ ish-klubit të tij.

Gjithsesi nga ana tjetër West Ham United po mundohet ta bind Ricen për një kontratë të re ku do ta bënin atë lojtarin më të paguar në klub.

Por vështirë se Rice do të pranojë rinovimin, pasi dëshira e tij është të transferohet te Chelsea. /Telegrafi/