Telegrafi

Chelsea synon transferimin e dyshes së PSG-së, Draxler dhe Gueye

Chelsea po mendon një veprim për mesfushorin-sulmues të PSG-së, Julian Draxler muajin tjetër dhe gjithashtu për bashkëlojtarin e tij Idrissa Gueye.

Klubi londinez do të jetë i lirë të blejë futbollistë në afatin kalimtar të janarit pas heqjes së embargos nga FIFA, ndërsa tani kanë bërë një listë të blerjeve.

Sipas mediumit francez Le 10 Sport, Chelsea ka filluar të bëjë kërkime për disponueshmërinë e gjermanit Draxler, megjithëse bisedimet nuk kanë arritur në fazën e paraqitjes së një oferte.

Lexo po ashtu PSG të hapur që ta shesin Draxlerin në janar

Dhe së bashku me Draxler, Blutë po e shikojnë edhe mesfushorin energjik Gueye, i cili u largua nga Everton verën e fundit për në Paris.

Një veprim në janar për Gueye nuk ka gjasa të ndodh, por ai është në listën e blerjeve afatgjata te Chelsea.

Ndërkohë, Draxler ka dalë si një objektiv kryesor pasi menaxheri i Chelsea, Frank Lampard kërkon të shtojë më shumë kreativitet në mesfushën e tij sulmuese. /Telegrafi/