Telegrafi

Chelsea synon transferimin e Donnarummas, vendos edhe çmimin e Kantes

Chelsea është ende i zënë në afatin kalimtar të verës për transferime të reja, por edhe për ndonjë shitje të mundshme.

Blutë e Londrës kanë qenë njëri nga klubet më aktive në afatin kalimtar të kësaj vere.

Ekipi i Frank Lampard ka transferuar deri më tani pesë lojtarë: Timo Werner, Hakim Ziyech, Ben Chilëell, Malang Sarr dhe Thiago Silva.

Lexo po ashtu Zyrtare: Thiago Silva i bashkohet Chelseat

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge nuk e kanë ndërmend të ndalen në merkaton hyrëse, pasi kanë edhe objektiva tjerë.

Sipas mediumit Football Insider, Chelsea po shikon mundësitë e një veprim për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Lexo po ashtu Chelsea do ta shesë Kanten që të grumbullojë fonde për Rice

Përveç kësaj, londinezët janë të interesuar edhe të largojnë disa lojtarë, ndërsa raportohet se kanë vendosur edhe një çmim për N’Golo Kante.

Blutë thuhet se kanë vendosur çmimin e Kantes në 60 milionë funte apo 67 milionë euro dhe klubet e interesuara për francezin nuk mungojnë. /Telegrafi/